Flash

Pushtimi rus, OKB: Mbi 1000 civilë të vdekur Ukrainë

Lapsi.al 25 March 2022
Pushtimi rus, OKB: Mbi 1000 civilë të vdekur Ukrainë

Zyra e të drejtave të OKB-së thotë se ka konfirmuar se të paktën 1,081 civilë kanë vdekur dhe 1,707 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i sulmeve ruse, duke shtuar se numri i vërtetë i vdekjeve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, sipas BBC.

“Monitoruesit po punojnë për të verifikuar raportet për vdekje të mëtejshme në vendet e luftimeve intensive në rajone të ndryshme, duke përfshirë Donestsk, ku ndodhet qyteti i Mariupolit”, tha OKB.

OKB-ja ka thënë më parë se shifrat e viktimave janë më të larta se numrat zyrtarë për shkak të vështirësisë në marrjen e informacionit nga zonat e goditura nga lufta.

Prej pesë javësh vijon lufta në Ukrainë duke shkaktuar dëme të paimagjinueshme dhe viktima.

Numri i viktimave rritet dita ditës por akoma nuk ka një statistikë përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI