Flash

Këngëtarja akuzon Lady Gaga-n: Donte të më shkatërronte karrierën

Lapsi.al 25 March 2022
Këngëtarja akuzon Lady Gaga-n: Donte të më shkatërronte

Këngëtarja Heidi Montag ka akuzuar së fundmi, Lady Gaga se ajo sabotoi karrierën e saj muzikore.

"Njerëzit janë si :'Unë e dua Lady Gaga' dhe jam e sigurt se ajo është e mrekullueshme, por nuk kam pasur takimin më të mirë me të," u shpreh Heidi në podcastin  "The Unpopullar with Jacques Peterson".

Në episod, Montag deklaroi se marrëdhënia e  tyre u përkeqësua kur Gaga ishte thjesht një këngëtare dhe kantautore e re dhe të dyja punonin me producentin RedOne.Ajo rrëfeu se RedOne, emri i vërtetë i të cilit është Nadir Khayat, kishte shpresa të mëdha për karrierën e saj, por për shkak se ai dhe Lady punonin së bashku për tekstet e këngëve, ai duhej të merrte lejen e saj që Heidi të publikonte një këngë të quajtur "Fashion".. Artistja tregoi  se ylli i "House of Gucci" u përgjigj: "Shkëlqyeshëm, sigurisht, ajo mund ta ketë atë këngë".

Megjithatë,  pasi  producentët për filmin e vitit 2009 "Confessions of a Shopaholic" shprehën interes për të përdorur "Fashion" për kolonën e tyre zanore, këngëtarja e mori përsëri këngën dhe e publikoi vetë në atë album.“Jo, po e tërheq atë këngë dhe po e regjistroj. Nuk është më e Heidit”.Gjithashtu ajo zbuloi se  Gaga i tha RedOne se nuk do të punonte më me të nëse ai vazhdonte të punonte me Montag, gjë që bëri që producenti të ndahej me yllin e realitetit.Producenty dhe Lady prodhuan disa hite gjatë viteve, duke përfshirë "Just Dance", "Bad Romance", "Alejandro"dhe "Judas"./Lapsi.al

Të këshilluara

Ndodh takimi mes Bora Zemanit dhe Donaldit

Historia e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit është edhe një ndër historitë më të komentuara në mediet rozë. Çdo gjë nisi me puthjen e famshme që u shkëmbye brenda...

10:54

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI