Flash

Ish-burri i vrau fëmijët, gruaja shpërthen e dëshpëruar: Nuk duhet t'i lija vetëm

Lapsi.al 25 March 2022
Ish-burri i vrau fëmijët, gruaja shpërthen e

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Mesenzana, një qytet i vogël në provincën e Vareses në Itali. Mediet italiane shkruajnë se 44-vjeçari, Andrea Rossin, vrau dy fëmijët e tij, Giada 13-vjeçare dhe Alessio 7-vjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij. E ëma, Luana, ishte ajo që mëngjesin e së enjtes gjeti trupat e pajetë të dy fëmijëve të saj të goditur me thikë në gjumë nga babai i tyre.

“E dija, nuk duhej t’i lija me të”, kjo është thirrja e vazhdueshme e nënës që humbi dy fëmijët.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimet e para mjeko-ligjore të kryera në shtëpinë gjysmë të shkëputur, dy fëmijët u vranë në gjumë me disa goditje në gjoks nga babai i tyre, i cili i mori jetën me të njëjtën armë. Mësohet se çifti ishte në proces të ndarjes nga gruaja e tij 35-vjeçare. Dy javë para ngjarjes gruaja ishte zhvendosur në shtëpinë e nënës së saj në Brissago, për shkak të marrëdhënies së prishur. Burri prej disa kohësh vuante nga probleme psikiatrike dhe nuk e pranonte ndarjen nga gruaja. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI