Flash

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e grupit të Rithemelimit/ Alibeaj: Skandal, vendimi do apelohet

Lapsi.al 25 March 2022
Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e grupit të Rithemelimit/

Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pranuar kërkesën e grupit të Rithemelimit për ndryshimet për statutin e PD të bazuara nga kuvendi i 11 dhjetorit, ka ardhur reagimi i kryetarit të komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj e quan vendimin skandaloz, ndërsa sjell në vëmendje se gjyqtari i çështjes Agron Zhukri ka deklaruar më herët anësinë e tij në këtë proces gjyqësor. Kryetari i komanduar i PD, bëri të ditur se vendimi, pasi të zbardhet, do të ankimohet.

"Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur është ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim. Një vendim edhe kur zbardhet, edhe kur nuk zbardhet ke të drejtë të paraqesësh ankim. Ju e dini mirë q vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet në instancë finale. Kjo është situatë, e thjeshtë në aspektin juridik për çdo pikëpyetje që ka. Ky vendim i sotëm është i ezkekutueshëm apo jo? Kjo është pyetja. Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim për Gjyajktën e Apelit. Të presim Apelin. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin. E vërtetë është një gjë, bëmë kërkesë për të gjithë palët dhe po ju sqaroj që nëse është një vendim që prek interesat tona, e drejta e ankimit është e drejtë. Cdokush ka të drejtë të ankimojë, kaq e thjeshtë është", tha Alibeaj.

Të këshilluara

Zbulohen dy "shtëpi bari" në Krujë

Policia ka zbuluar 2 banesa të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në fshatin Derven të Krujës. Dy persona janë arrestu...

10:21

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI