Flash

E quajti 'skizofrene'/ Bie shpifja por Ervin Salianji dënohet për fyerje ndaj Evi Kokalarit

Lapsi.al 25 March 2022
E quajti 'skizofrene'/ Bie shpifja por Ervin Salianji dënohet

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit. Deputeti demokrat, gjatë një interviste televizive, e cilësoi aktivisten si 'skizofrene' dhe njeri pa përfaqësim.

‘Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot. Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD.’, shprehej asokohe Salianji.

Evi Kokalari e paditi atë për shpifje por gjykata e hodhi poshtë këtë akuzë duke e dënuar deputetin vetëm për fyerje.

Këtë të premte gjykata e ka shpallur fajtor për fyerje deputetin. Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar dhe Kokalari e cila shkruan se i është mirënjohëse trupës gjykuese ndërsa paralajmëron figurat politike mos të bëjnë sulme të tilla që tejkalojnë çdo normë.

 

Të këshilluara

Zbulohen dy "shtëpi bari" në Krujë

Policia ka zbuluar 2 banesa të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave në fshatin Derven të Krujës. Dy persona janë arrestu...

10:21

Parashikimi i motit për këtë të premte

Vendi ynë do përfshihet nga kthjellime gjatë orëve të paradites. Por, sipas MeteoAlb, pasditja do të sjellë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshm...

07:54

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI