Flash

Alec Baldwin sërish në sheshxhirim pas tragjedisë në filmin Rust

Lapsi.al 25 March 2022
Alec Baldwin sërish në sheshxhirim pas tragjedisë në filmin

Alec Baldwin i cili qëlloi për vdekje kineasten, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit të tij “Rust”, po përgatitet të shfaqet sërish në ekran.

Sipas “Variety”, Baldwin do të mbërrijë të shtunën (26 mars) për të filluar xhirimet e dy filmave italianë, “Kid Santa” dhe “Billie’s Magic World”. Aktori do të jetë në Romë për katër javë për të xhiruar skenat e të dy filmave.

Të dy filmat janë nga regjisori italian Francesco Cinquemani, i cili më parë ka punuar me Alec në filmin “Andron” të vitit 2015.

Ai gjithashtu drejtoi filmin e vitit 2021 “The Christmas Witch, ku luajti vëllai i Alec, William Baldwin.

Rikujtojmë se në një intervistë televizive për vrasjen e kineastes Halyna Hutchins gjatë xhirimit të filmit “Rust”, ai tha se nuk tërhoqi këmbëzën.

“Unë nuk e tërhoqa këmbëzën”, tha Baldwin. Unë kurrë nuk do t’i drejtoja armën. Kurrë.”

Nuk dihet ende pse arma ishte e mbushur me një plumb të vërtetë.

“Dikush vendosi një plumb të vërtetë në armë – një plumb që as që supozohej të ishte aty”, tha Baldwin.

Gjatë intervistës, aktori iu përgjigj çdo pyetjeje dhe diskutoi për Hutchins, takimin me familjen e saj dhe rrëfimin e tij për atë që ndodhi në xhirime atë ditë. Baldwin tha se kjo ishte ngjarja më e tmerrshme që i kishte ndodhur në jetë.

Të këshilluara

Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kth...

12:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI