Flash

William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

Lapsi.al 24 March 2022
William dhe Kate priten me protesta në Xhamajkë

Duka i Kembrixhit ka folur për skllavërinë në një fjalim në Xhamajkë. Gjatë mbërritjes së tij në vend, bashkë me Kate, princi u prit me protesta nga vendasit. Protestuesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “kërkoni falje”.

William nuk e la pa e përmendur këtë çështje gjatë fjalimit të tij, duke shprehur dhimbjen e thellë. Ai tha se skllavëria ishte e neveritshme, "nuk duhet të kishte ndodhur kurrë" dhe "e ka njollosur përgjithmonë historinë ".

"Ndërsa dhimbja është e thellë, Xhamajka vazhdon të krijojë të ardhmen e saj me vendosmëri, guxim dhe qëndresë," tha ai.

Princi shtoi se Mbretëresha kishte një dashuri të thellë për vendin dhe tha se ishte prekur kur kishte dëgjuar nga xhamajkanët për dashurinë e tyre për gjyshen e tij në vitin e saj jubilar të Platinit.

Më parë, kryeministri i ishullit, Andrew Holness, i tha mbretit të ardhshëm se vendi i tij kishte në plan të ndiqte qëllimet si një vend i pavarur.

Të këshilluara

Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kth...

12:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI