Flash

Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Lapsi.al 24 March 2022
Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kthye në hitin e preferuar të të gjithë shqiptarëve.

Pas këngëve të suksesshme njëra pas tjetrës, reperi njoftoi se e përmbylli kontratën e tij më studion në mënyrë miqësore.

Këtë gjë ai e bëri të ditur në llogarinë e tij të “Instagram” ku sqaroi përfundimin e kontratës.

“Ne kemi arritur miqësisht me një marrëveshje të re, ku unë do të vazhdoj si një artist i pavarur,” shkroi ai. “Por ‘On Records’ ka të drejtë të rezervojë data koncertesh për mua,” shkroi ai.

Teksa Fero krijoi shtëpinë e tij diskografike personale të quajtur “Skuadra Fero”, në rrjet qarkulluan lajmet se arsyet e përfundimit të kontratës me Zapp and Chriss ishte fakti se menaxheri i tij merrte 70% të fitimeve të këngëtarit.

Ndërkohë, Fero i ka habitur të gjithë pasi ka njoftuar lajmin se është rikthyer sërish, disa vite më vonë, në vendin që ai nisi karrierën dhe suksesin.

Këtë gjë e ka njoftuar vetë kompania në postimet në rrjete sociale.

Rikujtojmë se “On Records” shpesh herë i ka përmbyllur kontratat me këngëtarë të njohur duke ndjekur rrugë ligjore, ku Mozzik dhe Getinjo-s iu fshinë këngët nga “Youtube” për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Aktorja Julia Foxka tërhequr së fundmi  deklaratën e saj se Kanye West është i 'parrezikshëm'. Në një intervistë për 'TMZ', aktorja rrëfeu se  mendonte se py...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI