Flash

Pas akuzave për sulm seksual, Justin Bieber bën veprimin e papritur

Lapsi.al 24 March 2022
Pas akuzave për sulm seksual, Justin Bieber bën veprimin e papritur

Justin Bieber ka hedhur poshtë padinë për shpifje që kishte ngritur kundër dy vajzave anonime që e akuzuan atë për sulm seksual.

Këngëtari  i "Peaches" i kërkoi një gjykatësi të Los Anxhelosit të premten e kaluar që të pushonte çështjen.Një burim tregoi për TMZ se Bieber vendosi të hiqte dorë nga padisë, sepse ai ndjeu se e kishte shprehur mendimin e tij dhe donte të ecte përpara.

Ai  paditi dy vajza anoninime  për 20 milionë dollarë – 10 milionë dollarë secila – në qershor 2020, pasi ato pretenduan në Twitter se ai i kishte sulmuar seksualisht në 2014 dhe 2015.Justin mohoi me forcë pretendimet e tyre, duke deklaruar në dokumentet e gjykatës në atë kohë se ai kishte "prova të padiskutueshme " që vërtetonin se akuzat ishin "gënjeshtra dhe të fabrikuara".Themeluesi i Drew House gjithashtu pretendoi në padinë e tij se ai besonte se dy vajzat po punonin së bashku për të dëmtuar reputacionin e tij ose  ato mund të ishin potencialisht i njëjti person që operon llogari të shumta në “Twitter”.

Njëra nga vajzat, pretendoi se Bieber e kishte sulmuar atë ndërsa ishte në Austin, Teksas, për festivalin South by Southwest në mars 2014. Incidenti i supozuar ndodhi në një dhomë të Four Seasons, por artisti deklaroi se nuk qëndroi kurrë në hotel dhe në fakt kishte një pronë me qira aty pranë me të dashurën e atëhershme Selena Gomez.

Ndërsa akuzuesja e dytë pretendoi se ai e sulmoi atë në Nju Jork në mars 2015, kur  ishte në qytet për Met Gala.Padia e këngëtarit pretendonte se akuzuesja e dytë ishte një fansee cilapriste jashtë hoteleve të tij dhe se ajo pranoi në Twitter se nuk e kishte takuar kurrë atë në datën e sulmit të supozuar.Bieber, i cili është i martuar me Hailey Baldwin që nga viti 2018, pohoi gjithashtu se ai kishte shkuar në një festë private pas Met Gala, duke thënë në dokumentet e gjykatës se kishte prova me foto./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Aktorja Julia Foxka tërhequr së fundmi  deklaratën e saj se Kanye West është i 'parrezikshëm'. Në një intervistë për 'TMZ', aktorja rrëfeu se  mendonte se py...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI