Flash

Miratohet rezoluta në OKB: 140 shtete i kërkojnë Rusisë të ndalë luftën në Ukrainë

Lapsi.al 24 March 2022
Miratohet rezoluta në OKB: 140 shtete i kërkojnë Rusisë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar sot një tjetër rezolutë ku i bëhet thirrje Rusisë që të ndalojë luftën e saj në Ukrainë si dhe të mbrohen jetët e civilëve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, me një votë dërrmuese për t'i dhënë fund agresionit ushtarak. Pro rezolutës votuan 140 vende, pesë kundërshtuan dhe 38 abstenuan.

Rezoluta u propozua nga Shtetet e Bashkuara dhe gati dy shtete të tjera.

Disa javë më parë, 141 vende të OKB mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të sulmeve ushtarake nga Federata Ruse në Ukrainë, "ata po votojnë për fundin e luftës".

Për gjatAsambleja e Përgjithshme dëgjoi fjalimet mbi situatën humanitare në Ukrainë të mërkurën dhe të enjten.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI