Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, sot në Kuvend na kujtoi kohët kur në foltore dilnin deputetë si ajo e famshmja e "Kërpëratës..." Krifca ka bërë një lapsus sot teksa mori fjalën për të folur për krizën e cmimeve. Video ka nisur të bëhet virale në rrjet ndërkohë.
"E nderuar kryetare e seancës, të nderuar ministra. Është e rëndë të thuash që kjo luftë në fakt për shkak të, që, edhe një herë, ndjesë. Është e rëndë në fakt të thuash që kjo krizë çmimesh me të cilën ne po përballemi nuk vjen në fakt për efekt të luftës që po përballen dy superfuqi botërore, edhe të prodhimit bujqësor", tha Krifca.
Kritika ndaj saj pati sot në Kuvend edhe nga deputeti Erion Brace.
Çuditërisht deri më tani ministrja e Bujqësisë s'ka bërë asnjë reagim për cështjen e gripit të shpendëve dhe faktin se prej së paku 5 ditësh qindra mijëra pula të ngordhura nuk po groposen.©LAPSI.al
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/gTS75TgRaCoqjaQqeo2p_24_7e4ed0000086249f80d282f006fc3f79_video_360p_converted.mp4"][/video]