PD zyrtare ka dhënë disa sinjale të zbehta pajtimi me vëllezërit armiq të foltores duke kërkuar ngritjen e një grupi pune me deputetë të nga të dyja palët, me qëllimin për të ribashkuar partinë. Në prononcimin para mediave kryetari i komanduar Alibeaj, nuk e ka përmendur më si kusht ndarjen nga Berisha, por në dokumentin e miratuar ngta kryesia vihen re disa barriera të tjera. Ata kërkojnë ndalimin e gjuhës së urrejtjes, ndërprerjen e procesit të Foltores për të zgjedhur kryetarët e PD në qarqe dhe në këmbim propozojnë ngritjen e një komisioni të përbashkët për të diskutuar modalitetet e pajtimit: "...krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër", thuhet në deklaratën me e pika të kryesisë të cilën grupi i Foltores e quan prej kohësh të shkarkuar.
Ende duket e vështirë se si përkrahësit e Berishës mund të pranojnë të zbrapsin proceset që kanë nisur, kur kryesia e vulës sillet si organizëm legjitium, por gjithësesi hapi i bërë sot është një tërheqje nga pozicionet sektare që mbaheshin deri një javë më parë.
Kjo antitezë mes mendësisë të deri djeshme që e shpuri PD-në zyrtare drejt katastrofës dhe atyre që e kanë lexuar si duhet verdiktin e 6 marsit, u pa edhe në mbledhjen e kryesisë të së mërkurës që zgjati deri në 22:40 të natës me shumë debate.
I pari që foli qe Heidon Bushati, i cili është shprehur se do të ishte mirë që godina e selisë blu të zhvishej nga fortifikimi, si një shenjë e kthimit në normalitet."Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet" ka thënë ai.
Ervin Salianji ka kërkuar heqjen e dyerve të blinduara , heqjen e ultimatumeve dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar. "Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolikë hapjen e partisë" ka këmbëngulur ai.
Disa deputetë kanë shkuar edhe më larg duke folur për rehhabilitimin e Berishës ndonëse thirrja e tyre nuk ka pasur jehonë
Përpara mediave, Tomor Alizoti deklaroi se ka kërkuar në mbledhje që të zhbëhen vendimet e marra për përjashtimin e demokratëve dhe si Berisha ashtu edhe anëtarët e Rithemelimit të kthehen në PD. "Ne duhet të unifikohemi përmes akteve. Partia është garë, nuk sh,angim dot asnjë kandidat. Unë do të doja që demokratët të zgjidhnin të ardhmen, por këtë nuk e vendos unë", ka thënë ai.
Ndërsa Xhelal Mziu e shikon zgjidhjen për ribashkim duke u tubuar të gjithë në Kuvendin e 30 prillit që ka paralajmëruar se do të mbajë Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike.
Por këto zëra nuk u reflektuan pothuajse fare tek deklarata zyrtare. Ndonëse hodhi një hap të mefshët bashkimi përmes deklaratave, PD e vulës ka problemin se sillet si shumicë që do të vendosi kushtet, ndërkohq që prej 6 marsit hierarkia ka ndryshuar.
©Lapsi.al