Flash

Mariah Carey, probleme ligjore me vëllain e saj

Lapsi.al 24 March 2022
Mariah Carey,  probleme ligjore me vëllain e saj

Këngëtarja e njohur Mariah Carey dëshiron që vëllai i saj të paguajë për kostot ligjore të luftimit të padisë së tij për shpifje kundër saj.

Vëllai i saj , Morgan Carey, e paditi atë vitin e kaluar, duke pretenduar se ajo e portretizoi atë si të dhunshëm në kujtimet e saj "The Meaning of Mariah Carey".Tani, këngëtarja e "Fantasy" ka ngritur një kundërpadi kundër vëllait duke kërkuar koston e tarifave ligjore, sipas dokumenteve që avokatët e saj depozituan në Gjykatën e Lartë të Manhatanit të martën.

Mariah ka deklaruar se do të fitojë çështjen sepse pjesët e librit të saj që ai pretendon se janë shpifëse "janë të vërteta ose në thelb të vërteta", pretendohet në dosje.Dhe deklaratat për të nuk u publikuan nga Carey "me keqdashje të vërtetë" .Morgan u përgjigj më vonë të mërkurën duke i kërkuar një gjyqtari të refuzonte dokumentet e kundërpadisë së artistes me arsyetimin se ajo edhe avokatët e saj dyshohet se nuk nënshkruan një verifikim duke u betuar se gjithçka në dosjen e tyre ishte e vërtetë.Verifikimet zakonisht janë bashkangjitur në fund të padive, deklaratave dhe dokumenteve të tjera ligjore.

Muajin e kaluar, gjyqtarja Barbara Jaffe vendosi që  Mariah duhet të përballet me dy pretendimet e mbetura pasi gjykatësi hodhi poshtë 14 nga pretendimet e tjera të padisë, duke gjetur se deklaratat e saj shin opinione dhe ekzagjerime - të cilat nuk ngrihen në nivelin e shpifjes.Pretendimet e mbetura janë për akuzat e saj se Morgan shiste kokainë, rrahu nënën e tyre, dikur punësoi një vrasës me pagesë dhe ishte një pijanec./Lapsi.al

Të këshilluara

Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Aktorja Julia Foxka tërhequr së fundmi  deklaratën e saj se Kanye West është i 'parrezikshëm'. Në një intervistë për 'TMZ', aktorja rrëfeu se  mendonte se py...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI