Flash

Kërcënimi rus/ Çfarë mund të presim nga samiti i NATO-s?

Lapsi.al 24 March 2022
Kërcënimi rus/ Çfarë mund të presim nga samiti i

Ndërsa liderët europianë dhe të SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, kjo do të jetë një ditë e rëndësishme për simbolikën- një paraqitje që do të tregojë se aleanca trans-Atlantike është e fortë dhe i qëndron përballë Putinit.

Gjëja kryesore që dëshiron presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është një zonë e ndalim-fluturimit, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i një konflikti me rusët do jetë shumë i madh.

Ne gjithashtu ka të ngjarë të dëgjojmë më shumë se çfarë mbështetje do i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që të ndalojë këtë ‘kërcënimin bërthamor’, duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do kishte një luftë bërthamore.

E vetmja gjë që Putin tha se nuk do dëshironte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tij dhe do donte ta shihte këtë të hequr nga axhenda.

Por na është thënë se do ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Europën Lindore dhe gjetkë.

NATO thotë se do të ketë forca të saj në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki- të gjitha pjesë e një mesazhi që NATO-aleanca perëndimore dëshiron të dërgojë se nëse Putini po ia bën këtë një shteti që nuk është anëtar i NATO-s, siç është Ukraina, nuk do ketë shanse ta bëjë me një klub prej 30 vendesh./bbc

Të këshilluara

Kryeministri italian: Putin nuk do paqe

Dëshira jonë për paqe bie ndesh me dëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, i cili nuk po tregon interes për arritjen e një armëpushimi që do të lejojë negoc...

16:28

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI