Flash

Gjiko përfundon në gjykatë, akuzohet se ka dhunuar dhe kryer mardhënie seksuale me një të mitur

Lapsi.al 24 March 2022
Gjiko përfundon në gjykatë, akuzohet se ka dhunuar dhe kryer

Reperi Asdren Gjikolli, i njohur me emrin e artit si Gjiko, ka përfunduar sërish në duart e drejtësisë. Ai po përballet me një situatë jo edhe aq të mirë pasi mediat kanë zbuluar se këtë të premte (25 mars) do të dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Reperi akuzohet se ka dhunuar një të mitur, në korrik të vitit 2015. “Front Online” posedon edhe aktakuzën e vitit 2017, sipas së cilës Gjiko akuzohet se ka rënë në kontakt me një femër të mitur, të cilën e ka mashtruar se do ta bënte këngëtare dhe do ta angazhonte në spote të këngëve.

Akuzat rëndohen edhe më tej pasi thuhet se ai ka kryer edhe marrëdhënie seksuale. Sakaq, identiteti i vajzës në fjalë nuk dihet.

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko del para Gjykatës. Dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë thuhej se, i pandehuri Gjikolli, në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri më 8 tetor 2019, kishte në pronësi, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, armën tip “Pistoletë me gas” dhe me të ka shtirë në ajër disa herë gjatë një rasti familjar.

Armën ia konfiskojnë Policia e Kosovës asokohe, së bashku me dy karikator dhe një fishek me gas, pasi kishin siguruar një video të postuar në rrjetin social “Instagram” ku i dyshuari shihet duke shtënë me të.

Të këshilluara

Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kth...

12:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI