Flash

Fansat, kërkesë publike për zëvendësimin e Pete me Kanye në hapësirë

Lapsi.al 24 March 2022
Fansat, kërkesë publike për zëvendësimin e Pete me

Fansat  e Kanye West kanë bërë së fundmi thirrje që ai të zëvendësojë Pete Davidson në një fluturim hapësinor të ardhshëm të Blue Origin.

Pete, u detyrua të anulonte misionin e tij pasi Blue Origin shtyu fluturimin për të cilin ishte rezervuar fillimisht më 23 mars.Për shkak të angazhimeve ai nuk do të jetë në gjendje për datën e re, 29 mars.

Kompania ndau në Twitter: “Fluturimi i 20-të i New Shepard i Blue Origin është zhvendosur  të martën, 29 mars."Pete Davidson nuk është më në gjendje të bashkohet me ekuipazhin NS-20 në këtë mision."Ne do të shpallim anëtarin e gjashtë të ekuipazhit në ditët në vijim."

Pasi lajmi u publikua , ndjekësit e Kanye komentuan  në rrjetet sociale duke u lutur që reperi të ishte anëtari i gjashtë i ekuipazhit.

Njëri ndau tweet-in e Blue Origin dhe shkroi: "Kanye West +1, Pete -1". "Imagjinoni që Kanye të bëhet anëtari i 6-të", shkruajti një tjetër përdorues. Personazhe të njohur gjithashtu bënë kërkesë Jeff Bezos.Redaktori i Geekwire, Alan Boyle sugjeroi: "Pyes veten nëse Kanye West është i disponueshëm...".Ndërkohë, shkrimtarja e kulturës pop Karla Rodriguez shkroi: "Merr Kanye në telefon!"

Reagimi vjen pas sulmeve të vazhdueshme të West ndaj komedianit. Ai ka publikuar video duke e kërcënuar si dhe e ka akuzuar  atë për përpjekje për të "shkatërruar" familjen e tij.Për shkak të ofendimeve, reperi u pezullua këtë javë nga Instagram për 24 orë./Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Aktorja Julia Foxka tërhequr së fundmi  deklaratën e saj se Kanye West është i 'parrezikshëm'. Në një intervistë për 'TMZ', aktorja rrëfeu se  mendonte se py...

17:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI