Flash

Drama e Pete dhe Kanye, çfarë thonë njerëzit e afërt

Lapsi.al 24 March 2022
Drama e Pete dhe Kanye, çfarë thonë njerëzit e afërt

Shoku i ngushtë i Pete Davidson, Jon Stewart është krenar për mënyrën se si komediani po e përballon situatën me reperin e njohur, Kanye West.

Gjatë një interviste me emisionin radiofonik të Hoëard Stern, “SiriusXM”, Stewart tha se ai po bën më të mirën e mundshme për këtë situatë.

“Unë mendoj se ai po bën më të mirën e mundshme për këtë situatë. Sepse ka të bëjë me diçka që është shumë e rëndë dhe e ngarkuar. Unë thjesht e dua atë fëmijë.”

Ish-prezantuesi i “Daily Show” vuri në dukje se ai e njeh Davidson, “shumë mirë” dhe se ai është thjesht një fëmijë që po përpiqet të jetojë jetën e tij.

“Ai është thjesht një fëmijë që përpiqet të jetojë jetën e tij. Ai është një nga njerëzit e mi të preferuar”, tha ylli amerikan.

Stewart gjithashtu tha se ka një “instikt shumë atëror” ndaj Davidson, si dhe humoristëve të tjerë, sepse e di se sa e vështirë mund të jetë industria e tyre.

“Unë kam gjithmonë një instinkt shumë atëror ndaj atyre djemve, sepse kam parë shumë nga miqtë e mi të hyjnë në telashe dhe disa prej tyre të vdesin, dhe ju nuk e dëshironi këtë”, tha ai. “Është një biznes i ndërlikuar”.

Stewart u bë i afërt me Davidson me kalimin e viteve përmes profesionit të tyre të përbashkët.

Të këshilluara

Pas debateve, Fero rikthehet në "On Records"

Fero e ka nisur karrierën e tij në studion diskografike “On Records”, ku kulmin e suksesit e pati me këngën “A pe din qysh” që numëroi miliona klikime dhe u kth...

12:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI