Aktori i njohur Jared Leto ka rikujtuar së fundmi përvojën e tij pranë vdekjes ndërsa ngjitej në Zonën e Konservimit Kombëtar të Red Rock Canyon në Las Vegas.
Leto, i cili foli për herë të parë për incidentin në mars 2020, u shpreh për 'Men's Health' se ishte jashtë me alpinistin profesionist Alex Honnold kur litari që e mbështeste filloi të shkëputej kundër një shkëmbi. Ai kujtoi se reagimi i tij ishte "si një pranim dhe pak trishtim"."As nuk ishte frikë. Ishte sikur, ah, jo tani," tha ai për revistën.
Aktori foli për herë të parë për incidentin në rrjetin e tij social,Instagram duke rrëfeyer se "gati kishte vdekur" gjatë ngjitjes në shkëmb.Ai postoi video nga ngjitja me mbishkrimin: "Kjo është dita kur unë për pak sa nuk vdiqa.Kisha shikimin lart dhe brenda pak sekondash litari po pritej nga shkëmbi, ndërsa unë u vara rreth 600 ft në ajër. Mbaj mend që shikoja tokën poshtë. Ishte një moment i çuditshëm - me pak frikë dhepak melankolike. Por ne ia dolëm dhe jetuam për të parë një ditë tjetër /Në përgjithësi ishte shumë argëtuese. Ne vazhduam ngjitjen deri në natë."
Jared filloi të ngjitej pasi bëri një dokumentar me pesë pjesë ngjitjeje, Great Wide Open, në vitin 2016.Një arsye pse aktori bëri dokumentarin ishte sepse ai donte të gjente kohë për të mësuar të ngjitej./Lapsi.al