Flash

Zelensky: 100 mijë njerëz janë pa ujë dhe ushqim në Mariupol

Lapsi.al 23 March 2022
Zelensky: 100 mijë njerëz janë pa ujë dhe ushqim në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim televiziv të mërkurën se rreth 100,000 njerëz po durojnë kushte çnjerëzore në Mariupol, ndërsa përballen me një sulm të pamëshirshëm nga forcat ruse në qytetin port juglindor.

Zelensky tha se qytetarët e Mariupolit ishin plotësisht të bllokuar nga ushtria ruse. “Pa ushqim, pa ujë, pa ilaç”, tha ai. “Nën granatime të vazhdueshme, nën bombardime të vazhdueshme”, shtoi presidenti ukrainas.

Pavarësisht bombardimeve, më shumë se 7,000 banorë të Mariupolit janë shpëtuar nga qyteti i rrethuar në 24 orët e fundit, tha Zelensky. Megjithatë, ai u shpreh rreth një e katërta e popullsisë, janë ende të bllokuar në qytet e që po trajtohen siç thotë ai në kushte çnjerëzore.

Mariupoli është i rrethuar nga forcat ruse, të cilat kanë bombarduar me sulme ajrore qytetin me rëndësi strategjike prej ditësh. Ushtria ruse do të marrë  Mariupolin në mënyrë që të krijojë një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk në Ukrainën juglindore.

Të këshilluara

Arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. G...

08:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI