Flash

Presidenti i KE-së: Duhet të mposhtim Putin për të ardhmen e Europës dhe të botës

Lapsi.al 23 March 2022
Presidenti i KE-së: Duhet të mposhtim Putin për të ardhmen e

Presidenti i Këshillit Europian tha për CNN, se të gjitha vendet duhet të përpiqen që Putin të mposhtet dhe se ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët.

“Kjo është një çështje sigurie, për të ardhmen e Europës dhe për të ardhmen e botës,” tha ai.

Charles Michel tha se ka folur me Zelenskyn dhe presidentin rus disa herë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, duke shpresuar se do të ndihmojë vendet për të arritur një armëpushim.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, sepse ne nuk jemi të sigurt nëse qeveria ruse po tregohet e sinqertë,” shtoi ai. “Ne nuk jemi naivë, ne mendojmë se ata po përpiqen të forcojnë  pozitat e tyre gjatë bisedimeve të negociatave”.

Takimi i Këshillit Europian është planifikuar të zhvillohet nga 24-25 mars. Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka konfirmuar se do të marrë pjesë të enjten për të diskutuar mbi Ukrainën dhe bashkëpunimin transatlantik.

Michel diskutoi gjithashtu vendosjen e sanksioneve, duke thënë se Bashkimi Europian duhet të tregohet inteligjent në miratimin e sanksioneve kundër Rusisë.

“Ne kemi vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë. Ne synojmë oligarkët dhe sektorët ekonomikë në Rusi,” tha ai.

Megjithatë, situata në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara nuk është e njejtë, tha Presidenti i Këshillit Europian.

“Ne jemi më të varur nga gazi dhe nafta ruse në krahasim me situatën në Shtetet e Bashkuara.” “Kjo është arsyeja pse ne duhet të  tregohemi nteligjentë. Qëllimi është të godasim Rusinë,” përfundoi ai.

Të këshilluara

Arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. G...

08:37

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI