Flash

Merr fund pas 9 vitesh kujdestaria e aktores së njohur

Lapsi.al 23 March 2022
Merr fund pas 9 vitesh kujdestaria e aktores së njohur

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se ka marrë fund kujdestaria prej 9 vitesh e aktores Amanda Bynes.

Sipas , 'Page Six', Gjykatësi i Gjykatës së Lartë të Qarkut Ventura, Roger L. Lund, vendosi të martën t'i japë fund kujdestarisë së ish-aktores për personin dhe pasurinën .Avokati i Bynes, David A. Esquibias, mori pjesë në seancën pesëminutëshe në emër të saj.Aktorja paraqiti një peticion më 23 shkurt për t'i dhënë fund konsevatorit  si dhe një deklaratë kapaciteti më 22 shkurt, në të cilën psikiatri Kimberly M. Brown i Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos shkroi se ajo "nuk ka asnjë dëmtim të dukshëm në vigjilencë dhe vëmendje, informacion dhe përpunim dhe nuk vuan çrregullime të të menduarit.”

Ky veprim u mbështet dhe nga prindërit e Bynes Rick dhe Lynn Bynes, të cilët shërbyen si kujdestarë të saj. Amanda u tërhoq nga aktrimi në qershor 2010 pasi u shfaq në komedinë romantike  "Easy A".Ajo u diplomua në Institutin e Modës për Dizajn dhe Merchandising në LA në qershor 2019 dhe së fundmi zbuloi se do të nxjerrë në treg linjën e saj të parfumeve./Lapsi.al

Të këshilluara

Fedez i nënshtrohet një operacioni

Këngëtari i njohur italjan Fedez ka bërë me dije pak ditë më parë se ka një problem shëndetësor, të cilin për fat të mirë, e kanë kapur në kohën e duhur. Nëpër...

11:17

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI