Flash

Ku dhe si mund të nisë bashkimi i PD?

Lapsi.al 23 March 2022
Ku dhe si mund të nisë bashkimi i PD?

Nga Dardan Mustafaj

Para pak ditësh Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i Kryetarit të PD. Disa thanë që ishte e pritshme, të tjerë thanë që nuk ishte dorëheqje por lirim zyre, të tjerë akoma, shumica, u befasuan. Personalisht futem tek grupi i tretë, u befasova. Nëse synimi në themel të këtij veprimi ishte hapja e rrugës për bashkimin e PD atëherë dorëheqja duhej dhënë ndryshe dhe në përfundim të një procesi demokratik. Madje, Z. Basha, si Krishti dy mijë vjet më parë, mund edhe të kthente faqen tjetër duke e parë në sy kundërshtarin e tij fitues.

Në vend të kësaj, Z. Basha zgjodhi që të laj duart dhe të largohet duke lënë Z. Alibeaj në krye të mbështetësve të tij dhe vizionit të tij për PD, vizion që edhe pse ishte i vetëdijshëm se ishte pakicë ai e kishte mbrojtur me leva, me gaz lotsjellës dhe polici para 2 muajsh. I takon Z. Alibeaj tanimë, me autoritet të mpakur dhe përfaqësues i një pakice në rrudhje, që të hedhë hapin drejtë ribashkimit. Duhet një hap i sinqertë, institucional, jo një propozim si ai me 4 pika i cili nuk ishte as realist, as i pranueshëm nga pala tjetër dhe as në interes të PD.

Në vlerësimin tim, pika e bashkimit duhet të fillojë me statutin e PD të miratuar më 11 Dhjetor 2021.

Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Statuti i PD i miratuar më 11 Dhjetor kishte shumicën reale të delegatëve. Ky statut ka edhe një vlerë simbolike të jashtëzakonshme për demokracinë në Shqipëri si hera e parë kur një lëvizje Bottom-Up (nga poshtë-lart) arriti të shkundë kariget e elitave. Ekzistenca e këtij precedenti dhe përforcimi i tij do të përbëj një shembull shprese edhe për socialistet dhe një rrezik real për Edi Ramën i mësuar të qeverisë me një klikë të ngushtë të fortësh. Për më tepër, nuk kam dëgjuar asnjë kundërshtim të artikuluar ndonjëherë në lidhje me përmbajtjen e këtij statuti nga ana e grupimit të Bashës.

Të vetmet kundërshtime ishin formale: pse nuk u njoftua Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari, pse nuk u dëpozituan firmat etj... I takon sot Z. Alibeaj që të shprehet nëse është kundër institucionalizimit të fraksioneve në PD, zhvillimit të primareve apo edhe largimit të Kryetarit që humbet zgjedhjet? Këto janë të gjitha masa institucionale që mbrojnë pakicën nga një shumicë që mund të jetë revanshiste. Pakica duhet të jetë e para që të kërkojë zbatimin e tyre. Miratimi dhe zbatimi me rigorozitet i statutit të 11 Dhjetorit është garancia më e madhe që mund të ketë Z. Alibeaj që vizioni që ai ka mbrojtur në PD të ruhet dhe t’i mbijetojë ribashkimit të PD.

Prandaj, Z. Alibeaj duhet të bëj atë që nuk bëri Z. Basha, të bëj një hap pas duke kërkuar pezullimin e kërkesës së miratimit të Statutit të 18 Dhjetorit nga Gjykata e Tiranës. Miratimi i këtij statuti rezikon të kthejë llogoren mes palëve në hendek të pakapërcyeshëm. Më pas, Z. Alibeaj duhet të negociojë mekanizmat konkret të zbatimit të statutit të 11 Dhjetorit që ti garantojnë fraksionit të tij mbrojtjen statutore që i njeh ky statut dhe shtrirjen e fraksionit të tij horizontalisht në procesin zgjedhor që me apo pa të do të zhvillohet pashmangshmërisht. Bojkotimi i këtij procesi demokratik në PD nuk do t’i sillte asnjë përfitim. Të gjitha këto hapa duhet të çojnë në një Ribashkimi që duhet të miratohet në zgjedhjet e 30 Prillit. Vetëm kështu mund të mbyllet ky kapitull i dhimbshëm dhe PD do të mund të ketë mundësinë t’i dedikohet përgatitjeve për fitoren e zgjedhjeve të 2023. Këto hapa kërkojnë guxim, forcë dhe lidership. Çdo zgjidhje tjetër do të luante vetëm në dorën e Edi Ramës për t’i dhënë atij përsëri fitore në zgjedhjet e 2023.

Të këshilluara

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Zakonisht dorëheqjeve u shkon për shtat shprehja më mirë vonë se kurrë. Për rastin e Lulzim Bashës ajo mund të përshtatet: më mirë e pasinqertë sesa hiç fare. ...

19:23

Jeta jonë do të ndryshojë nga kjo luftë

Sa më shumë lexoj shtypin perëndimor, aq më shumë besoj se bota jeton në të shkuarën. Nuk lexon dot asgjë për të ardhmen. Ka qindra pyetje për sot dhe asnjë për...

11:42

Kjo nuk është një protestë anti perëndim

Impakti që protesta xhenuine kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe tek një pjesë e madhe e asaj shumice të heshtur, që ndonëse nuk ka kurajon të derdhet në rr...

08:27

Humbja e Bashës që mërziti regjimin

Rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit dëshmoi nevojën jetike që ka vendi për një opozitë të vërtetë. Katandisja e fraksionit të vulës në shifra pabesue...

16:52

Dëmi Basha

Dëmi që Lulzim Basha i ka shkaktuar opozitarizmit është shumëfish më i madh sesa vendi - pashmangshmërisht i tretë- që ai i "dhuroi" siglës së PD-së.  Rezult...

07:03

Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

Agresioni rus mbi Ukrainën e ka bërë idenë e Ballkanit të hapur të ngjajë me një foshnje që ka lindur e vdekur. Më kot kryeministri shqiptar Edi Rama u mundua t...

11:44

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI