Flash

Kremlini: Nuk përjashtojmë mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

Lapsi.al 23 March 2022
Kremlini: Nuk përjashtojmë mundësinë e përdorimit

Kremlini ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e përdorimit të  armëve bërthamore, nëse do të vendosen përballë një kërcënimi ekzistencial, sipas skynews.

Pasi ka dështuar të pushtojë Kievin apo ndonjë qytet tjetër të madh, Rusia po zhvillon një luftë shkatërrimi në Ukrainë. Disa zona urbane janë shndërrruar në gërmadha dhe kjo ka rritur frikën në Perëndim se konflikti mund të përshkallëzohet, madje edhe në një luftë bërthamore.

Në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se sipas politikës së sigurisë ruse ata mund ti përdornin armët në rast se do të kërcënohej ekzistenca e vendit.

“Nëse bëhet fjalë për një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ne do të përdorim arsenalin bërthamor në përputhje me konceptin tonë”, tha ai për CNN.

I pyetur nëse kërcënimet e fshehta të Putinit për të përdorur armë bërthamore kishin për qëllim thjesht për t’i dërguar një mesazh botës, ai tha: “Presidenti Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet tona.

“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë, në Europë, në Shtetet e Bashkuara për disa dekada, por askush nuk na ka dëgjuar,” përfundoi ai.

Të këshilluara

Arrihet armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit Luhansk në Ukrainën lindore tha se është arritur marrëveshja për një armëpushim lokal për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet. G...

08:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI