Flash

Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Lapsi.al 23 March 2022
Julia Fox tërheq deklaratën për Kanye West

Aktorja Julia Foxka tërhequr së fundmi  deklaratën e saj se Kanye West është i 'parrezikshëm'.

Në një intervistë për 'TMZ', aktorja rrëfeu se  mendonte se pyetja nga gazetari ishte për videoklipin "Eazy" të West me The Game, në të cilin Kanye sulmon një version të Davidson-it.

“Do të doja të theksoja se nuk i kisha parë postimet e fundit në Instagram në kohën e kësaj videoje.Besojeni apo jo unë kam një jetë dhe një djalë dhe nuk kam alarme në Google për këtë njeri!”,u shpreh Julia.

Në fillim të kësaj jave, një reporter i TMZ pyeti Fox-in nëse ajo mendonte se Kardashian dhe Davidson "duhet të shqetësohen" për sigurinë e tyre passjelljes së fundit të West në internet.“Jo! Jo jo jo. Kanye është i padëmshëm, "tha Fox në atë kohë. "Mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike."Unë e di që është agresive, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte një mizë."

Aktorja pati një romancë të shkurtër me reperin në fillim të këtij viti, pasi Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021.Themeluesja e Skims  e cila u shpall ligjërisht beqare më 2 mars është në një  lidhje me komedianin e “Saturday Night Live” Pete Davidsonqë nga tetori 2021./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI