Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

John Travolta merr licencën e pilotit për aeroplanët Boeing 737

Lapsi.al 23 March 2022
John Travolta merr licencën e pilotit për aeroplanët Boeing 737

Aktori i njohur John Travolta ka zbuluar së fundmi se është i licencuar për të fluturuar me një aeroplan 737.

Aktori ndau lajmin me fansat permes rrjetit të tij social,Instagram: dhe rrëfeu se ndihej shumë krenar për historinë e tij të aviacionit.

"Për t'i shtuar licencave të mia 747 dhe 707, sapo mora licencën time 737 dhe shkoi shumë mirë, kështu që thjesht ndaj momentin tim me ju.", u shpreh ai në një video.

Travolta, i cili mësoi të drejtonte një aeroplan kur ishte vetëm 15 vjeç, mori patentën e parë të pilotit në vitin 1978.Ai zotëron të paktën shtatë avionë duke përfshirë një Boeing 707, Bombardier Challenger 601, Boeing 727 dhe tre avionë Gulfstream.Aviacioni ka shërbyer gjithmonë si një shpëtim për të, i cili madje ka një pistë private për avionët e tij në shtëpinë e tij në Florida.

"Aviacioni më ka shpëtuar gjithmonë nga çdo gjë , nga cdo mendim," deklaroi John për CBS News në 2008. "Unë mund të shikoj një orar dhe broshurë të linjës ajrore dhe të gëzohem.E kam dashur aviacionin gjatë gjithë jetës sime. Nuk ka asnjë ndjenjë në botë si të fluturosh me një aeroplan".Aktori ka qenë ambasador i kompanisë australiane të avionëve Qantas që nga viti 2002./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Fedez i nënshtrohet një operacioni

Këngëtari i njohur italjan Fedez ka bërë me dije pak ditë më parë se ka një problem shëndetësor, të cilin për fat të mirë, e kanë kapur në kohën e duhur. Nëpër...

11:17

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI