Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Jeta e Dolly Parton, së shpejti në një film muzikor

Lapsi.al 23 March 2022
Jeta e Dolly Parton, së shpejti në një film muzikor

Dolly Parton,ka zbuluar së fundmi se është në bisedime rreth përshtatjes së mundshme të historisë së saj të jetës në një biografi muzikore.

“Kam ndërmend të jem një ditë në Broadway, por vendosa të bëj historinë time një film.Ndoshta një film muzikor ,  kështu që ne jemi në bisedime për këtë", u shpreh këngëtarja".

Parton rrëfeu gjithashtu se përpara se të fillonte pandemia COVID-19, ajo dhe ekipi i saj po diskutonin mundësinë e një përshtatjeje muzikore në Broadway me producentët. Por, fillimi i pandemisë bëri që bisedat të vonoheshin dhe ajo përfundimisht ndryshoi mendje.Megjithatë, artistja do të marrë ojesë në adaptimin e ardhshëm të filmit artistik të "Run, Rose, Run", romani që ajo shkroi bashkë me autorin e njohur James Patterson. Libri ndjek Rose, një grua e re me sekrete të errëta që vjen në Nashville në një përpjekje për t'u bërë ylli i ardhshëm i muzikës country. Parton dhe Patterson do të prodhojnë filmin së bashku me Reese Witherspoon dhe Lauren Neustadter për Hello Sunshine./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI