Flash

Europa po mendon të bllokojë gazin rus, Putini: Nga tani do të paguani me rubla

Lapsi.al 23 March 2022
Europa po mendon të bllokojë gazin rus, Putini: Nga tani do të

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet të cilat nuk janë miqësore me Moskën do të duhet të blejnë  gazin rus me rubla, sipas BBC

Ai i ka dhënë bankës qendrore ruse një javë kohë për të gjetur një mënyrë për t’i konvertuar pagesat në rubla. Sipas Putin, ndryshimi do të prekë vetëm pagesat dhe se vendet do të vazhdojnë të furnizohen me gaz në përputhje me kontratat ekzistuese.

Ende nuk është e qartë se cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi. Putin tha se ngrirja e aseteve ruse nga vendet perëndimore ka shkatërruar besimin dhe se ekonomia e vendit të tij është goditur rëndë nga sanksionet e vendosura nga Perëndimi.

Sanksionet përfshijnë kufizimin e Rusisë në sistemet ndërkombëtare të pagesave.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI