Flash

Doja Cat ndalon koncertin për shkak të një incidenti

Lapsi.al 23 March 2022
Doja Cat ndalon koncertin për shkak të një incidenti

Doja Cat, është gati për të bërë çdo gjë për të parandaluar incidente të fansave gjatë koncerteve të saj!

Së fundmi, gjatë koncertit “Lollapalooza” në Argjentinë, Doja mori situatën nën kontroll duke ndaluar performancën e saj pasi pa një prej fansave në gjendje jo të mirë.

Me një pamje të shqetësuar në fytyrë, këngëtarja e ‘Kiss Me More’ ndaloi këngën e saj në “Hippodromo de San Isidro” në Buenos Aires për gati pesë minuta, kur pa se fansi ishte duke kaluar një gjendje ankthi!

“Jo. Ndaloni, – ka bërtitur Doja në mikrofon. “Prit, prit, prit. Prisni, prisni, prisni. Dikush ka nevojë për ndihmë atje. Është gjithçka në rregull? A kam të drejtë? Dikush ka nevojë për ndihmë.”

“Unë ju dua djema, vërtet ju dua. Nuk mund të ndodhë kjo,” shpjegoi ajo në turmë. Ndërsa fokusohej në zonën e turmës që i sinjalizonte, ajo vazhdoi të pyeste nëse të pranishmit ishin mirë.

Doja ua bëri të qartë pjesëmarrësve të koncertit se nuk do të vazhdonte shfaqjen derisa të sigurohej se personi në ankth ishte mirë.

“Më vjen keq, nuk mund të vazhdoj nëse gjërat nuk janë mirë.”- tha ajo.

Kur bëhet fjalë për t’i kushtuar vëmendje fansave në ngjarjet muzikore, disa artistë kanë ndaluar grupet e tyre për të kontrolluar njerëzit në audiencë, veçanërisht që nga tragjedia e vitit të kaluar në Astroworld. Në nëntor, gjatë një koncerti në Salt Lake City, SZA ndërpreu koncertin e saj pasi vuri re një fanse që kishte rënë të fikët.

Të këshilluara

Britney Spears i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears do i rikthehet muzikës. Një burim ka treguar për 'The Sun' se ekipi i këngëtares ka kontaktuar me d...

14:47

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI