Flash

Të famshmit që vendosën të ndryshojnë emrat e fëmijëve

Lapsi.al 22 March 2022
Të famshmit që vendosën të ndryshojnë emrat e

Gjithkush dëshiron që fëmija i tyre të ketë një emër të këndshëm që të tingëllojë bukur, të jetë interesant dhe/ose të ketë një kuptim të veçantë. Por, ndonjëherë ndodh që teksa përpiqemi të zgjedhim një emër unik, mund të përfundojmë duke zgjedhur diçka që ndoshta fëmija nuk do ta pëlqejë në të ardhmen, nuk është i përshtatshëm, nuk “i shkon” ose thjesht tingëllon keq.

Kylie Jenner njoftoi së fundmi se kanë ndryshuar emrin e djalit. Pra, nuk quhet më Wolf. Kylie nuk e bëri të ditur emrin e ri.

Kylie nuk është e vetmja që ka vepruar kështu. Komediania Amy Schumer dhe bashkëshorti Chris Fischer zgjodhën emrin Gene Attell Fischer kur i biri erdhi në jetë në maj 2019. Por më pas e ndryshuan pasi thanë se së bashku, emri tingëllonte si “genital” (/?je-n?-t?l/ - duke iu referuar organeve gjenitale në anglisht). Ata zgjodhën emrin David, që ishte emri i dytë i foshnjës.

Këngëtarja Grimes dhe Elon Musk zgjodhën emrin X Æ A-12 për djalin, por për shkak të ligjit që nuk lejonte, e ndryshuan në X AE-XII.

Kur ylli i “Grey's Anatomy”, Caterina Scorsone, njoftoi lindjen e fëmijës së tretë, u shpreh se vajza do të quhej Arwen. Arwen është një emër i krijuar nga autori J.R.R. Tolkien për trilogjinë e “Lord of the Rings” dhe do të thotë "vajzë mbretërore". Më pas ajo u shpreh se e kishin ndryshuar emrin në Lucinda, që fillimisht ishte emri i dytë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI