Flash

Sa do të shitet portreti i Marilyn Monroe

Lapsi.al 22 March 2022
Sa do të shitet portreti i Marilyn Monroe

Christie’s, një shtëpi ankandesh britanike, njoftoi të hënën se do të shesë portretin e Marilyn Monroe të vitit 1964 të Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn” për rreth 200 milionë dollarë.

Shtëpia e ankandeve tha se pret që piktura të bëhet vepra e artit më e shtrenjtë e shekullit të 20-të kur të dalë në ankand, këtë maj në New York.

Në një deklaratë, Christie’s e përshkroi pikturën si “një nga imazhet më të rralla dhe më të jashtëzakonshme që ekziston”.

Kreu i artit të Christie’s, Alex Rotter, e quajti portretin “pikturën më domethënëse të shekullit të 20-të që do të dalë në ankand“.

“Marilyn i Andy Warhol është kulmi absolut i pop-it amerikan dhe premtimi i ëndrrës amerikane që përfshin optimizmin, brishtësinë, famën dhe ikonografinë të gjitha së bashku,” tha ai në një deklaratë.

Warhol fillimisht filloi të pikturonte Monroe pas vdekjes së saj, në gusht 1962.

Artisti i pikturave pop prodhoi katër vepra të ngjashme me “Shot Marilyns”, të gjitha të barabarta në madhësi me sfonde dhe ngjyra të ndryshme.

Portreti i “Shot Sage Blue Marilyn” portretizon aktoren me një fytyrë rozë, buzë rubin, flokë të verdhë, i gjithi i vendosur në një sfond blu.

Alex Rotter tha se portreti qëndron pranë “Birth of Venuse” të Sandro Botticelli-t, “Mona Lisa” së Leonardo Da Vinçit dhe “Les Demoiselles d’Avignon” të Pablo Picasso-s, duke u kategorizuar kështu si “një nga pikturat më të mëdha të të gjitha kohërave”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI