Flash

Rusia: Në 24 orë kemi shkatërruar 137 shënjestra nga ushtria ukrainase

Lapsi.al 22 March 2022
Rusia: Në 24 orë kemi shkatërruar 137 shënjestra nga ushtria

Në 24 orët e fundit, ushtria ruse pretendon se ka shkatërruar 137 shënjestra nga ushtria ukrainase dhe 14 dronë përfshirë këtu edhe të famshmin “Bayraktar TB2”.

Shifrat janë publikuar nga zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes në Rusi Igor Konashenkov. Sipas tij, që nga nisja e pushtimit, forcat ukrainase kanë humbur 1528 automjete të blinduara dhe 230 dronë.

Po ashtu një tjetër ministri e Putinit u është përgjigjur SHBA-ve lidhur me akuzat për përdorim të armëve biologjike dhe kimike në Ukrainë. Zëvendësministri i Jashtëm i vendit Sergei Ryabkov ka deklaruar të martën se Rusia nuk ka armë të tilla.

Sipas Rusisë, deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden janë “insinuata të gabuara”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI