Flash

Komediani i njohur reagon pas akuzave për përjashtimin e Kanye nga 'Grammy Awards'

Lapsi.al 22 March 2022
Komediani i njohur reagon pas akuzave për përjashtimin e Kanye nga

Trevor Noah ka reaguar pas akuzave se ndikoi në përjashtimin e Kanye West nga "Grammy Awards 2022'.

Përmes rrjetit të tij social,Twitter, Trevor deklaroi se nuk ishte kurrë qëllimi i tij për të përjashtuar Kanye-n."Unë thashë këshillojeni, jo përjashtojeni atë ," shkroi drejtuesi i "Daily Show",

Grindja e West me Noah filloi në fillim të kësaj jave kur komediani akuzoi reperin për "ngacmim" ndaj Kim Kardashian.

“Ajo që po kalon Kim është e tmerrshme për t'u parë, dhe vendos në qendër të vëmendjes  se çfarë kalojnë shumë gra kur zgjedhin të largohen,” u shpreh ai  gjatë shfaqjes Comedy Central.Ajo që ne po shohim është një nga femrat më të fuqishme, një nga femrat më të pasura në botë, e paaftë ta detyrojë ish-in e saj të ndalojë së dërguari mesazhe, të ndalojë ndjekjen e saj, të ndalojë së ngacmuari”. Kjo deklaratë e tij nuk u prit mirë nga West i cili përdori shprehje racore kundrejt tij. Si rezultat, Instagram pezulloi artistin  për 24 orë për shkelje të politikave të tyre për gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe ngacmimin.

Kardashian, 41 vjeç, bëri kërkesë për divorc nga West në shkurt 2021 dhe u deklarua ligjërisht beqare  në fillim të këtij muaji. Të dy kanë katër fëmijë: North, 8, Saint, 6, Chicago, 4, dhe Psalm, 2.Themeluesja e Skims tashmë është në një romancë dashurie komedianin Pete Davidson. Ndërkohë, West është fotografuar nën shoqërinë e modeles, Chaney Jones e cila është përfolur për ngjashmërin e saj me Kim./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears do i rikthehet muzikës. Një burim ka treguar për 'The Sun' se ekipi i këngëtares ka kontaktuar me d...

14:47

Sa do të shitet portreti i Marilyn Monroe

Christie’s, një shtëpi ankandesh britanike, njoftoi të hënën se do të shesë portretin e Marilyn Monroe të vitit 1964 të Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn” pë...

14:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI