Flash

Franca gati të presë 100 mijë refugjatë ukrainas

Lapsi.al 22 March 2022
Franca gati të presë 100 mijë refugjatë ukrainas

Franca ka nisur një plan kombëtar për të strehuar të paktën 100 mijë refugjatë ukrainas. Lajmin e bëri të ditur kryeministri francez Jean Castex. Sipas tij, gjithnjë e më shumë ukrainas po gjejnë strehë në Francë ose kalojnë transit.ukraine

“Gjithnjë e më shumë prej tyre po gjejnë strehë në Francë ose po kalojnë transit nëpër territorin tonë” tha Castex.

Ai vuri në dukje se më shumë se 26 mijë emigrantë ukrainas kanë mbërritur në Francë që nga fillimi i luftës.

Midis tyre, 10.500 kanë përfituar qëndrim të përkohshëm të parashikuar nga politika e mbrojtjes së përkohshme të BE-së, e aktivizuar më 3 mars.

Kryeministri francez u zotua gjithashtu të ndihmojë ukrainasit të integrohen më mirë në tregun e punës të Francës, me kurse franceze të ofruara në agjencinë e punësimit të vendit.

“Ne po hyjmë në një krizë që do të zgjasë. Është nderi i vendit tonë të presë ngrohtësisht miqtë tanë ukrainas”, tha kryeministri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI