Flash

Familja e Selena Quintanilla kritikohet pas lajmit për një album të ri : Shfrytëzues

Lapsi.al 22 March 2022
Familja e Selena Quintanilla kritikohet pas lajmit për një album

Familja e Selena Quintanilla është përballur me kritika pas lajmit se do të lancojnë një album me këngë të papublikuara më parë nga këngëtarja.

Vëllai i Selenës, A.B. Quintanilla, së fundmi ndau detaje rreth albumit në një intervistë me Tino Cochino Radio.Ai zbuloi se ekipi ishte në gjendje të ndryshonte zërin e saj në mënyrë dixhitale pasi disa nga këngët u regjistruan kur ajo ishte adoleshente.“Ne ishim në gjendje të akordonim zërin e saj për ta bërë atë të tingëllonte më e vjetër . Pra, ajo ishte 14 apo 15 vjeçe, ne mundëm ta bënim të tingëllonte si një 23-vjeçare”,u shpreh vëllai.

Mirëpo, ky lajm nuk u prit mirë nga adhuruesit e së ndjerës të cilët  vënë në dyshim vërtetësinë e tij. "Nuk ka asnjë arsye tjetër për ta bërë këtë përveç parave," shkroi një person.“Kjo është e pështirë. Abraham Quintanilla duhet ta lërë vajzën e tij të pushojë në paqe”, shkruajti një tjetër në Twitter.

Abraham Quintanilla, babai dhe menaxheri i Selena, tha për Latin Groove News se albumi do të ketë më shumë se 12 këngë të prodhuara nga vëllai i saj.Jeta e Selenës u dramatizua në dramën e Jennifer Lopez të vitit 1997 "Selena" dhe mini-serialin Netflix të vitit 2020 me të njëjtin emër./Lapsi.al

Të këshilluara

Britney Spears i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears do i rikthehet muzikës. Një burim ka treguar për 'The Sun' se ekipi i këngëtares ka kontaktuar me d...

14:47

Sa do të shitet portreti i Marilyn Monroe

Christie’s, një shtëpi ankandesh britanike, njoftoi të hënën se do të shesë portretin e Marilyn Monroe të vitit 1964 të Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn” pë...

14:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI