Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Çmimi i naftës rritet sërish, arrin 221 lekë për litër

Lapsi.al 22 March 2022
Çmimi i naftës rritet sërish, arrin 221 lekë për

Çmimi i naftës është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 211 lekë për litër, nga 203 lekë për litër që ishte më parë. Benzina po tregtohet më lirë, ndryshe nga deri tani kur ishte përgjithësisht një apo dy lekë për litër më shtrenjtë sesa nafta. Një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë, nga 206 lekë për litër që ishte më parë. Ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, i cili fikson çmimet që prej tre javës dhe rishikon periodikisht nivelin e tyre në bazë të ecurisë së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Gjithsesi, vendimi i Bordit nuk u bë publik ditën e djeshme, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur rishikimi kishte qenë në ulje. Kjo është hera e parë që bordi vendos rritjen që nga krijimi i tij.

Sipas analizës së Monitor, në bursa nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi, në rritje nga niveli më i ulët i muajit prej pak nën 100 dollarë rreth një javë më parë. Përshkallëzimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë po e shtrenjtojnë arin e zi në bursa.

Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI