Flash

Britney Spears i rikthehet muzikës

Lapsi.al 22 March 2022
Britney Spears i rikthehet muzikës

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears do i rikthehet muzikës.

Një burim ka treguar për 'The Sun' se ekipi i këngëtares ka kontaktuar me disa nga ish-bashkëpunëtorët e saj për të punuar me të për muzikë të re.

"Është shumë herët dhe Britney nuk po i bën presion vetes që të publikojë një album menjëherë ose diçka tjetër, por ekipi i saj ka kontaktuar me disa njerëz me të cilët ajo ndihet rehat duke punuar dhe janë pyetur nëse do të dëshironin të bashkëpunonin me të dhe të gjithë duken shumë entuziast për t'u përfshirë.Ajo ka kaluar disa vite tepër të vështira, por thellë brenda saj i pëlqen të bëjë muzikë dhe të performojë, kështuqë rikthimi në muzikë mund ta ndihmojë të nisë një etapë të re", u shpreh burimi.

Spears publikoi katër albume ndërsa ishte nën konservatorin e babait të saj , por në vitin 2019 ajo filloi të refuzonte të punonte për ndonjë projekt të ri në përpjekje për të dalë nga kujdestaria./Lapsi.al

Të këshilluara

Sa do të shitet portreti i Marilyn Monroe

Christie’s, një shtëpi ankandesh britanike, njoftoi të hënën se do të shesë portretin e Marilyn Monroe të vitit 1964 të Andy Warhol, “Shot Sage Blue Marilyn” pë...

14:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI