Flash

Zelensky, telefonatë me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për 31 milionë euro për Ukrainën

Lapsi.al 21 March 2022
Zelensky, telefonatë me Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për 31

Presidenti Volodymyr Zelensky lavdëroi Mila Kunis dhe Ashton Kutcher për grumbullimin e rreth 35 milionë dollarëve (mbi 31 milionë euro) për të mbështetur refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

Presidenti 44-vjeçar ukrainas zhvilloi një video-telefonatë me çiftin e famshëm të dielën (20 mars) për të diskutuar punën e tyre, pasi numri i refugjatëve ukrainas u rrit në 3.2 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Kombeve të Bashkuara. Kutcher, 44 vjeç, dhe Kunis, 38, e cila ka lindur në Chernivtsi të Ukrainë, nisën një GoFundMe më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në San Francisko Flexport dhe Airbnb.

Flexport është një kompani transporti mallrash që sjell furnizime për refugjatët në të gjithë Evropën, ndërsa Airbnb po u siguron atyre strehim afatshkurtër falas. Presidenti shkroi në Twitter fjalë lavdërimi për çiftin, duke shkruar se ata ishin “ndër të parët që iu përgjigjën pikëllimit tonë”. “Ata kanë mbledhur tashmë afër 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë ato në Flexport dhe Airbnb për të ndihmuar refugjatët”, vazhdoi të thotë ai.

Të këshilluara

Daddy Yanke tërhiqet nga muzika

Daddy Yankee tronditi shumë nga fansat e tij duke njoftuar tërheqjen nga muzika pas më shumë se tre dekadash në industri. Këtë njoftim ai e bëri përmes në nj...

15:09

Leona Lewis, nënë për herë të parë

Leona Lewis është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Dennis Jauch. Burimet për gazetën britanike “The Sun” janë shprehur se këngëtarja 36-vje...

14:08

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI