Flash

Ukraina: Sulmi në Mariupol është hakmarrje personale e Putin

Lapsi.al 21 March 2022
Ukraina: Sulmi në Mariupol është hakmarrje personale e Putin

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se sulmi në Mariupol ka një rëndësi personale për presidentin rus Vladimir Putin, sepse ai nuk arriti të pushtonte qytetin në vitin 2014 në kohën kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, sipas BBC

“Mendoj se kjo që po bën Putin në Mariupol është një hakmarrje personale ndaj popullit të Mariupolit, pas dështimit të tij për të marrë nën kontroll qytetin në vitin 2014”.

Vereshchuk tha se përpjekjet për të dërguar furnizime në qytet vazhdojnë të pengohen nga forcat ruse.

“Nëse Putin do të dëshironte, korridori humanitar i Mariupolit do të ishte tashmë i hapur. Rusët po shkatërrojnë spitalet, teatrin që strehonte mijëra njerëz, xhaminë, kishat, asgjë nuk po i ndalon ata.”

Të paktën 300,000 njerëz mendohet se janë ende të bllokuar brenda qytetit.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë më bord

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines. Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga ...

10:05

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI