Flash

Robert Berisha: Nora përveç hartimeve në fillore nuk ka bërë asnjë tekst kënge

Lapsi.al 21 March 2022
Robert Berisha: Nora përveç hartimeve në fillore nuk ka

Marrëdhënia e Norës dhe Robertit është përfolur vazhdimisht edhe pse tashmë kanë një periudhë të gjatë kohe që janë ndarë nga njeri-tjetri.

Së fundmi, gjatë një interviste, Roberti i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për ish-partneren.

Ai është pyetur nëse mendon që kënga e saj e re “Më mungon” i dedikohet atij, ndërkohë që përgjigjja e tij e thumboi drejtpërdrejt këngëtaren.

Ai u shpreh duke thënë se sipas tij kjk pyetje mund t’u bëhet vetëm atyre që u shkruajnë vetë tekstet e tyre të këngëve.

“Kjo pyetje mund tu bëhet rep-artistave se vetëm ata shkruajnë tekste. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore nuk ka shkruajtur asnjë tekst shkruan tjetër kush për neve dhe paguajmë. S’besoj se ja ka dedikuar dikujt”.- është shprehur Roberti.

Rikujtojmë se së fundmi në emisionin “Love Story” ishte i ftuar special këngëtari Robert Berisha. Prezenca e tij në studion e emisionit të dashurisë ka nxitur reagime të ndryshme nga pjesëmarrësit dhe konkurrentët.

Një prej tyre, ishte dhe Kleona, e cila që në ardhjen në skenë të këngëtarit të njohur shprehu simpatinë për të. Kjo gjë u komentua edhe nga moderatori i emisionit, Eni Shehu.

Kështu, me lejën e tij, konkurrentja e “Love Story” Kleona u ngrit për të puthur këngëtarin. Roberti e aprovoi dhe i konfirmoi se mund ta puthte ku të donte.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI