Flash

Publikohen foto nga dasma e Silvio Berlusconi me deputeten e Forza Italia

Lapsi.al 21 March 2022
Publikohen foto nga dasma e Silvio Berlusconi me deputeten e Forza Italia

Ajo që është konsideruar si dasmë simbolike e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi me deputen Marta Fascina, ka pushtuar rrjetin orët e pasdites këtë të diel. Ndonëse ende nuk është një martesë e ligjëruar (për shkak të mosmarrëveshjeve për trashëgiminë për pasurinë e tij), për 85-vjeçarin Berlusconi dhe partneren e tij 32-vjeçare, ceremonia është organizuar me të gjitha detajet e dasmave zyrtare. Ish-kryeministri italian ka shijuar ‘festën e dashurisë’ të shtunën e 19 marsit dhe bashkë me Marta Fascina janë shoqëruar edhe nga miq të ngushtë. Ceremonia e martesës me Marta Fascina, deputete në partinë e tij “Forza Italia”, u organizua në një vilë historike “Villa Gernetto” në Lesmo, në veri të Milanos. Pesë fëmijët e rritur të Berlusconit duket se ishin të indinjuar me vendimin e babait të tyre për t'u martuar me Fascina, gjë që do t'i kishte dhënë asaj një pretendim për pasurinë mbi 5 miliardë paund.

https://www.youtube.com/watch?v=EdUCLTjLLH0

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI