Flash

Lituania: BE-ja nuk duhet të lodhet prej vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë

Lapsi.al 21 March 2022
Lituania: BE-ja nuk duhet të lodhet prej vendosjes së sanksioneve ndaj

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, ka thënë se Bashkimi Evropian “nuk duhet të lodhet” nga vendosja e sanksioneve kundër Rusisë, apo nga ofrimi i ndihmës për Ukrainën.

Gabrielius Landsbergis ka paralajmëruar kundër “ndjenjës që të ulemi dhe të pushojmë”. Ai ka folur para gazetarëve në Bruksel, pasi ka arritur për t’u takuar me ministra të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian. Sa u përket sanksioneve, ai ka thënë se është e “pashmangshme” biseda për sektorin e energjisë.

“Ne duhet të flasim për naftën, pasi përmes saj sigurohen më së shumti të hyra në buxhetin e Rusisë dhe është lehtë e zëvendësueshme”, ka thënë ai.

Lituania, e cila gjendet në kufi me Poloninë, Letoninë, Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit, ka qenë një nga kombet më të zëshme për sanksionim të Rusisë. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Të këshilluara

Rrëzohet avioni me 133 pasagjerë më bord

Një avion boeing me 133 pasagjerë në bord është rrëzuar në Kinë. Avioni i përket kompanisë China Eastern Airlines. Avioni që transportonte 133 pasagjerë nga ...

10:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI