Flash

Çiljeta në sfilatën myslimane: Uroj ta vë shaminë një herë e përgjithmonë

Lapsi.al 21 March 2022
Çiljeta në sfilatën myslimane: Uroj ta vë shaminë

Çiljeta Xhilaga së fundmi u bë pjesë e një sfilate të modës myslimane që u organizua në Tiranë.

Kjo sfilatë bamirëse kishte qëllim promovimin e veshjeve me mbulesë dhe shitjen e tyre, teksa të gjitha të ardhurat prej saj, do t’iu dërgohen fëmijëve me kancer. Modelja titullare e mbrëmjes ka qenë këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila i ka mahnitur të gjithë duke u paraqitur me një fustan të bardhë me mbulesë dhe kurorë në kokë. E pyetur në fund të sfilatës se si ka qenë kjo eksperiencë për të, këngëtarja e hitit “Të dy qajmë të ndarë”, tha se shpreson që ta vërë sa më shpejtë havalen në kokë një herë e përgjithmonë. “Unë uroj ta vë sa më shpejt komplet krejt shaminë, një herë e përgjithmonë. Ndjehem shumë mirë, pa diskutim që po”, ka thënë Çiljeta. Tutje, ajo ka treguar se është një myslimane e devotshme dhe se i praktikon të gjitha ritet fetare.

“Unë falem pesë vakte, kam tre vjet. Kam ndjerë paqe shpirtërore me veten time dhe më janë plotësuar shumë dua (lutje) kur i lutem Zotit”, ka shtuar më tej këngëtarja.

 

Të këshilluara

Daddy Yanke tërhiqet nga muzika

Daddy Yankee tronditi shumë nga fansat e tij duke njoftuar tërheqjen nga muzika pas më shumë se tre dekadash në industri. Këtë njoftim ai e bëri përmes në nj...

15:09

Leona Lewis, nënë për herë të parë

Leona Lewis është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Dennis Jauch. Burimet për gazetën britanike “The Sun” janë shprehur se këngëtarja 36-vje...

14:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI