Flash

Shawn Mendes flet për ndarjen nga Camilla Cabello: Ndihem vetëm

Lapsi.al 20 March 2022
Shawn Mendes flet për ndarjen nga Camilla Cabello: Ndihem vetëm

Shawn Mendes ka rikujtuar së fundmi ndarjen e tij me këngëtaren Camilla Cabello.

Përmes rrjetit social,Instagram, këngëtari postoi një video ku teksa fliste për muzikën e tij të re ai u ndal tek jeta e tij pas ndarjes.

"Ju nuk e kuptoni por kur  ndaheni me dikë ... të gjitha situatat e këqija ndodhin pas saj," u shpreh ai. " Ndihesh si: Kë të telefonoj kur kaloj një atak paniku, kë të telefonoj kur jam,  në buzë të greminës?. Ky është realiteti im. Jam vetëm dhe e urrej këtë gjë."

Mendes dhe Cabello njoftuan vitin e kaluar se ishin ndarë pas dy vitesh lidhje, duke pretenduar se në atë kohë ata "do të vazhdonin të ishin miq".Në fillim të këtij muaji, ish-këngëtarja e Fifth Harmony  publikoi këngën e saj të re "Bam Bam" ku tregon për mënyrat sesi jeta  mund të ndryshojë pas një ndarjeje."Ti the se e urreje oqeanin/Por je duke bërë sërf tani/Thashë se do të të dua për gjithë jetën/Por sapo e shita shtëpinë tonë," këndon ajonë tekstin e hapjes.Rastësisht, këngëtari ndau foto të tij duke bërë  sërf në Instagram disa ditë pas ndarjes së tyre, pavarësisht se u tha fansave vite më parë se "frika e tij më e çuditshme" përfshinte një sulm të plotë paniku ndërsa notonte në oqean gjatë natës.Ndërkohë, Camilla shiti rezidencën e saj me tre dhoma gjumi në Los Angeles në dhjetor, një muaj pasi dyshja u ndanë./Lapsi.al

Të këshilluara

Emisioni Ellen Show drejt fundit

Në vitin 2021 aktorja dhe humoristja Ellen DeGeneres zbuloi se do ta mbyllte emisionin e saj gati 20-vjeçar me episodin e fundit që do të transmetohej më 26 maj...

12:24

Rikthehet në Instagram Britney Spears

Britney Spears është rikthyer në Instagram dy ditë pas zhdukjes së saj të papritur. Me riaktivizimin e saj, Britney iu rikthye zakoneve të saj të vjetra – posti...

10:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI