Flash

Rock & Roll Hall of Fame refuzon kërkesën e Dolly Parton

Lapsi.al 20 March 2022
Rock & Roll Hall of Fame refuzon kërkesën e Dolly Parton

Rock & Roll Hall of Fame ka fefuzuar së fundmi kërkesën e Dolly Parton për t'u tërhequr nga gara.

"Problemi është se emri i saj ishte përfshirë tashmë në fletëvotimet që u dërguan përpara tërheqjes së saj dhe ajo aktualisht është e katërta në votën zyrtare të fansave – pas Duran Duran, Eminem dhe Pat Benatar. Pra, me votat që po i ecin mirë, i komplikoi gjërat që ajo  të largohej.Ne jemi të mahnitur për talentin e shkëlqyer dhe shpirtin e Dolly-t dhe jemi krenarë që e kemi nominuar atë për t'u futur në Rock & Roll Hall of Fame", u shpreh përfaqësuesi i eventit.

Parton njoftoi të hënën,  përmes rrjetit  social, Instagram se do tërhiqej nga nominimet.

Dolly këtu!” filloi ajo. “Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohëse që jam nominuar për Rock & Roll Hall of Fame, nuk mendoj se e kam fituar këtë të drejtë. Unë me të vërtetë nuk dua që votat të ndahen për shkakun tim, ndaj duhet me respekt të tërhiqem.Unë shpresoj se Rock & Roll Hall of Fame do e kuptojë,” vazhdoi ajo, “dhe do të jetë e gatshme të më konsiderojë përsëri.Kjo, megjithatë, më ka frymëzuar të nxjerr një album të shkëlqyer rock ‘n’ roll në një moment në të ardhmen të cilin gjithmonë kam dashur ta bëj!I uroj të gjithë të nominuarve fat dhe faleminderit përsëri për nominimin”, shkruajti këngëtarja. Artistja u shpall si një nga të nominuarit e këtij viti në shkurt, bashkë Eminem, Lionel Richie, Carly Simon, Pat Benatar, Dionne Warwick, Duran Duran dhe Beck.Të pranuarit do të shpallen në maj dhe ceremonia do të zhvillohet në vjeshtë./Lapsi.al

Të këshilluara

Emisioni Ellen Show drejt fundit

Në vitin 2021 aktorja dhe humoristja Ellen DeGeneres zbuloi se do ta mbyllte emisionin e saj gati 20-vjeçar me episodin e fundit që do të transmetohej më 26 maj...

12:24

Rikthehet në Instagram Britney Spears

Britney Spears është rikthyer në Instagram dy ditë pas zhdukjes së saj të papritur. Me riaktivizimin e saj, Britney iu rikthye zakoneve të saj të vjetra – posti...

10:41

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI