Flash

OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë

Lapsi.al 20 March 2022
OKB: Të paktën 847 civilë të vrarë në Ukrainë

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), në raportin e saj të fundit ka bërë me dije se të paktën 847 civilë kanë humbur jetën përfshirë 64 fëmijë, u vranë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.

Sipas OKB-së  deri më tani 1,399 civilë të tjerë, duke përfshirë 78 fëmijë, u plagosën, kryesisht nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Shumica e viktimave u shkaktuan nga armët shpërthyese, të tilla si granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë tyta, si dhe nga raketat dhe sulmet ajrore, thuhet ndër të tjera.

Besohet se shifrat mund të jenë edhe më të larta, sepse OHCHR nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë raportet për viktimat nga disa qytete të goditura rëndë.

Ndërkohë Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Të këshilluara

Italia ul akcizën e naftës

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi mbrëmjen e së premtes dekretin e ri për përballuar efektet ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni ...

10:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI