Flash

Aktorja e njohur kritikon presidentin rus: Uroj të kesh një jetë të mjerueshme

Lapsi.al 20 March 2022
Aktorja e njohur kritikon presidentin rus: Uroj të kesh një jetë

Aktorja e njohur Hilary Duff  ka kritikuar së fundmi presidentin rus Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës .

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram,Hilary deklaroi  ajo "ndihet e pafuqishme dhe e mërzitur". Shpresoj që ekzistenca e tij të jetë kaq e vetmuar, e torturuar dhe e zbrazët. Paratë nuk i bëjnë njerëzit të lumtur. Mund ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë, por shpresa ime e vetme është që jeta e tij  të jetë e mjerueshme.Te shikosh lajmet eshte torturuese.Nuk mund ta imagjinoj dite pas dite kete realitet...frike.humbje.Të humbasësh gjithcka qe do dhe ke punuar fort.Ndarja nga familja ose  ti shikosh ata duke vdekur.Nuk ka siguri. Nuk ka ushqim."

Aktorja përgëzoi popullin e Ukrainës, duke thënë se ata kanë "krenarinë dhe forcën" që as ajo nuk mund të mendon se do e kishte. Duff foli edhe për raportimet për rritje të trafikimit të qenieve njerëzore si pasojë e luftës.

"Këta njerëz ukrainas kanë njëfarë krenarie dhe forcë që nuk mendoj se unë mund ta kisha. Tani po dëgjoj se trafikimi i qenieve njerëzore është një çështje për gratë dhe fëmijët që ikin nga vendi. Unë thjesht po qaj duke menduar për këtë. Ikja nga një ferr për tjetrin. Pse dhe si mund të jetë bota kështu? Si munden njerëzit t'i bëjnë këto gjëra njëri-tjetrit? Ndihem e pafuqishme, e mërzitur dhe e zemëruar . Jam shumë e trishtuar edhe për popullin e Rusisë. nuk mund ta imagjinoj se ata duan të përfshihen në këtë. #Ukrainë", shkroi Hilary.Disa të famshëm duke përfshirë Mila Kunis, Cardi B, Lady Gaga, Andrew Garfield, Mark Ruffalo dhe Ryan Reynolds kanë shprehur gjithashtu mbështetjen e tyre për Ukrainën./Lapsi.al

Të këshilluara

Emisioni Ellen Show drejt fundit

Në vitin 2021 aktorja dhe humoristja Ellen DeGeneres zbuloi se do ta mbyllte emisionin e saj gati 20-vjeçar me episodin e fundit që do të transmetohej më 26 maj...

12:24

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI