Flash

Zyrtari kinez habit me deklaratën e tij: Sanksionet ndaj Rusisë janë shumë të ashpra

Lapsi.al 19 March 2022
Zyrtari kinez habit me deklaratën e tij: Sanksionet ndaj Rusisë

Një zyrtar i lartë i qeverisë kineze ka thënë se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës janë gjithnjë e më "të egra". Zëvendësministri i Jashtëm Le Yucheng tha gjithashtu se NATO nuk duhet të zgjerohet më tej drejt lindjes.

Kina është një ndër shtetet që nuk e ka dënuar pushtimin e Rusisë, duke refuzuar ta quajë atë një pushtim. Pekini zyrta gjithashtu ka kundërshtuar sanksionet ndaj Moskës.

“Sanksionet kundër Rusisë po bëhen gjithnjë e më të egra”, tha Le në forumin e sigurisë në Pekin, raporton Reuters.

Ai shtoi se shtetasit rusë po privoheshin nga pasuritë jashtë shtetit "pa asnjë arsye".

"Historia ka dëshmuar vazhdimisht se sanksionet nuk mund të zgjidhin problemet. Sanksionet do të dëmtojnë vetëm njerëzit e zakonshëm, do të ndikojnë në sistemin ekonomik dhe financiar... dhe do të përkeqësojnë ekonominë globale", vazhdon Lee.

Të këshilluara

Italia ul akcizën e naftës

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi mbrëmjen e së premtes dekretin e ri për përballuar efektet ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni ...

10:24

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI