Flash

Lukashenko i thur lavde Putinit: Është në formën më të mirë

Lapsi.al 19 March 2022
Lukashenko i thur lavde Putinit: Është në formën më

Vladimir Putin është “në formë më të mirë se kurrë”. Këtë e siguroi aleati i tij më i ngushtë, udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko, në një intervistë për një TV japonez, sipas raporteve nga agjencia Minsk Belta.

“Unë dhe ai nuk jemi takuar vetëm si kryetarë shtetesh, marrëdhëniet tona janë miqësore. Unë jam absolutisht i vetëdijshëm për gjithçka që ka të bëjë me të, për aq sa është e mundur, si për çështje politike ashtu edhe për ato personale”, siguroi Lukashenko.

Duke hedhur poshtë akuzat e liderëve perëndimorë, si Boris Johnson, i cili e quajti Putinin “irracional”, ose Mark Rutte, i cili e përshkroi liderin rus si “totalisht paranojak”, presidenti i Bjellorusisë tha se “Perëndimi duhet ta heqë nga koka këtë marrëzi, këtë trillim”.

“Putini është absolutisht në formë, ai është në formë më të mirë se kurrë. Ai është një person plotësisht i shëndetshëm, ai është një sportist.” Ka shtuar mes të tjerash Lukashenko.

Të këshilluara

Italia ul akcizën e naftës

Këshilli i Ministrave në Itali miratoi mbrëmjen e së premtes dekretin e ri për përballuar efektet ekonomike dhe humanitare të krizës së shkaktuar nga agresioni ...

10:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI