Flash

A ndikon në lidhje fantazia seksuale për dikë që sështë partneri yt?

Lapsi.al 19 March 2022
A ndikon në lidhje fantazia seksuale për dikë që

Fantazitë seksuale janë normale dhe të zakonshme, edhe atëherë kur jemi në një marrëdhënie me dikë. Po a ndikon fantazia për dikë tjetër tek raporti që keni me partnerin aktual?

Studimet thonë se të idealizosh njerëz të tjerë përmes fantazisë, ka një efekt pozitiv tek çiftet që s'janë 100% të kënaqur seksualisht nga njëri-tjetri, por një ndikim negativ tek ata me të cilët ndodh e kundërta.

Sipas ekspertëve fantazitë për njerëz të huaj ndihmojnë çiftet që kanë marrëdhënie seksuale më pak të kënaqshme pasi kjo fantazi kontribuon në kënaqësinë e përgjithshme të raportit.

Nuk ka rëndësi nëse jeni në një lidhje serioze ose jo, fantazitë seksuale për njerëz të tjerë ndodhin. Idealizimi i partnerëve të tjerë sjell më pas mënyrën sesi ndihemi kundrejt partnerit real, në varësi të kënaqësisë seksuale që marrim nga marrëdhënia në të cilën ndodhemi.

Përtej ndjenjës së fajit që ndjen secili, fantazia seksuale për dikë tjetër shpesh ndikon në rritjen e dëshirës ndaj partnerëve aktualë dhe rrjedhimisht një sjelljeje më pozitive ndaj tyre. Pra, është një lloj mekanizmi që ndihmon partnerët për të kënaqur njëri-tjetrin në periudha afatgjata si në raportin fizik ashtu dhe nga sjelljet që dëmtojnë lidhjen.

Nga studimet e kryera ka rezultuar se në të shumtën e rasteve, të tilla fantazi i motivojnë partnerët të investojnë më shumë në raportet reale. Madje, edhe nëse marrëdhënia juaj nuk është në ditët më të mira, filloni të fantazoni për partnerin tuaj pasi kjo do ta rriste ndjeshëm lumturinë në çift. Të nesërmen do të zgjoheni duke e parë ndryshe dhe duke e vlerësuar më shumë personin që keni në krahë.

Burimi: Psychology Today/anabel

Të këshilluara

Dita e Verës, ritualet që duhet të ndiqen

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tashme kjo fe...

14:18

Disney pezullon të gjitha bizneset në Rusi

Kompania Walt Disney po punon për të pezulluar të gjithë biznesin në Rusi pas pushtimit  të Ukrainës". Javën e kaluar, kompania njoftoi planet për të ndalur ...

14:33

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI