Flash

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

“4 miliardë dollarë”/ Berisha zbërthen ofertën e Gazprom: Erdhi një mik nga Turqia

Lapsi.al 19 March 2022
“4 miliardë dollarë”/ Berisha zbërthen ofertën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ‘zbërthyer’ ofertën marramendëse nga GAZPROM për të cilën foli përpara disa ditësh jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Përballë gazetares emisionin Nisida Tufa, Berisha tha se ka qenë një mik i tij nga Turqi por me origjinë shqiptare që i ka dhënë të heqë dorë nga TAP-i pasi kishte garanci se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike.

Ish-lideri i Partisë Demokratike tha se e kishte refuzuar këtë ofertë dhe se personit që ia kishte ofruar i kishte thënë se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga projekt i TAP.

“Rusët përdorën të gjitha mjetet për të sabotuar TAP-in. Ne, dhe personalisht unë, bëmë gjithçka që TAP të realizohej. Mund të ishte TAP vetëm nëse kalonte në Shqipëri. Po të devijonte rrugë, nuk mund të ishte TAP. Donim gaz azer. Shqipëria nuk pranonte gaz rus. Jo si Edi Rama që thotë se Rusia nuk është armiku ynë. Paralel për të sabotuar TAP u rrit një rrjet tjetër i madh shumë ITGI, rrjeti ekzistues, Itali, Greqi, Turqi, i cili funksionon sot me gaz rus. Pra, çdo përpjekje u bë që ai ITGI të ishte fitues edhe i gazit Kaspik, por në këtë rast ‘Big Brother’ ishte brenda. Dhe nuk mund të them absolutisht për këto vende, por në vendet ish-komuniste gazi rus ka krijuar elitën e miliarderëve filorusë që janë në tërësi fatkeqësia kombëtare për ato vende. Imagjino po të ishte Edi Rama në vendin tim, si do vraponte t’u thoshte shqiptarëve se Vladimir Putin e kemi mik të shquar.  Një mik nga Turqia me orgjininë shqiptare, më vjen me propozimin që të heq dorë dhe kam garanci të plotë se një gazsjellës nga Igumenica në Vlorë e deri në Shkodër dhe se Gazprom do të investonte 4 miliardë dollarë në termocentrale për ta shndërruar në fuqi energjetike. Mikut tim i them se kam vite që merrem me këtë nga mëngjesi, unë, ekipi im, lobime të vështirë nga Norvegjia në Uashington dhe nuk mendoj kurrë të heq dorë nga ky projekt,”- u shpreh Berisha. 

Më herët, ambasada ruse ka reaguar për deklaratën e ish-kryeministrit dhe me ironi e pyeti Berishën se çfarë shume kërkoi që as vetë Gazprom nuk ia mblidhte dot. Berisha i ktheu përgjigje përmes statusit në rrjetet sociale, ku shkruante se ishte biznesmeni turk ai që i kishte dërguar fjalë.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI